30 Nëntor, 2019 - 11:32 pm
Marko Kepi është duke bërë shumë në grumbullimin e donacioneve pas goditjes së tërmetit në Shqipëri, dhe tashti ai po viziton familjet që janë në nevojë. Ai tashmë ka takuar një familje që do të jetë ndër të parat, që do tu ndërtohet shtëpia. Më poshtë e keni reagimin e tij dhe disa nga fotografitë e kësaj familje.
Prej ditës së tërmetit pesë antarë të familjes Qehaja në Tapizë vazhdonin të jetonin në shtëpine e dëmtuar duke rrezikuar që ajo ti zinte poshtë. Duke patur pak krerë bagëti ata e kishin te pamundur për tu larguar dhe sistemuar tjetërkund. E pavarësisht kësaj askush nuk u kishte sjellë qoftë edhe një çadër apo disa të tilla për të mos rrezikuar më tej. Përveç ndihmave të momentit i siguruam se kjo shtëpi është ndër të parat që do të ndërhyjmë. Kjo shtëpi duhet dhe do të ndërtohet nga e para. Ne do të jemi pranë çdo familje me zemër deri ditën e fundit pa lejuar askënd të abuzojë. Askënd !!!/KultPlus.com