15 Dhjetor, 2021 - 7:00 pm
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Ukrainës në Republikën e Shqipërisë, Volodymyr Shkurov.
Në këtë takim u shpreh vullneti i përbashkët për bashkëpunime me seksionet, institutet dhe qendrat kërkimore-shkencore mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës.
Kryetari i Akdemisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi e njohu Volodymyr Shkurov me projektet dhe qendrat shkencore të ngritura pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që kanë bashkëpunime rajonale dhe shprehu interesin edhe për bashkëpunimin e shkëmbimin e përvojave mes Akademisë së Shkencave të Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës.
Pasi u diskutuan interesat dypalëshe të bashkëpunimit, në këtë takim u paraqit nga ambasadori ukrainas, Shkurov, teksti për lidhjen e marrëveshjes mes dy akademive, e cila pritet të finalizohet në pranverën e vitit 2022.
Akademia Kombëtare e Shkencave të Ukrainës është institucioni kryesor i kërkimit shkencor, së bashku me pesë akademi të tjera të specializuara në disiplina të ndryshme shkencore. / KultPlus.com