Marselino Sherifi finalisti shqiptar në ‘The Voice Greece’

14 Shkurt, 2021 - 2:20 pm

Marselino Sherifi është një nga finalistët për zërin më të mirë në edicionin e shtatë të spektaklit të talenteve “The Voice”, Greece që u zhvillua në 12 shkurt 2021.


Artisti shqiptar jeton në Kretë dhe në këtë spektakël është paraqitur me zërin e tij melodioz dhe performancën e realizuar me instrumentin e fizarmonikës.

Marcelino ishte një ndër më të votuarit nga publiku për të shkuar në finale.
Në audicionet e fshehura muzikanti nga Tirana arriti të kthejë të katër poltronet e jurisë që përbëhej nga emra të njohur të skenës greke dhe evropiane.

Marcelino jeton në Kretë. Ai u paraqit në edicionin e tetë të audicioneve të fshehura më 1 nëntor 2020.

Në shfaqjen e datës 19 janar 2021 muzikanti shqiptar ishte më i votuari i publikut ndër të gjithë pjesmarrësit duke marrë 76% të votave.
Ai kaloi edhe gjysmëfinalen e një jave më parë dhe sonte garon në finalen e madhe.

Në këtë pjesëmarrje Marcelino ishte pjestar i skuadrës së Eleonorës. Helena Paparizou, Sakis Rouvas, Panos Mouzourakis dhe Eleonora Zouganeli janë anëtarët e jurisë dhe trajnerët e këtij edicioni që është i shtati për vendin fqinj. Ky program po përcillet nga Skai Tv dhe Sigma Tv./ KultPlus.com

Të ngjajshme