14 Qershor, 2020 - 3:00 pm
Protestat me parullat “Black Lives Matters” u mbajtën në disa qytete zvicerane të shtunën.
Në Bernë, një takim i paautorizuar tërhoqi më shumë se 3,000 njerëz, shumica prej tyre mbanin maska dhe veshje të zeza. Në qendër të Cyrihut demonstruesit gjithashtu dhuruan rroba të zeza dhe bartnin pankarta, ku shkruhej “heshtja e të bardhëve është dhunë”. Policia fillimisht u përpoq t’i largojë ata nga marshimi për shkak të kufizimeve të shëndetit publik në vend për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Marshimi më në fund u lejua, me kusht që të qëndronte i qetë, gjë që edhe ndodhi, sipas një reporteri nga Keystone-SDA, në vendngjarje.
Marshime të mëdha u zhvilluan në Lucern dhe Llozanë. Zvicra ndalon tubimet publike në maksimum 300 persona për shkak të pandemisë koronavirus. Kjo është fundjava e dytë me radhë që rrugët zvicerane mbushen me njerëz të indinjuar nga vdekja e afro-amerikanit George Floyd në duart e policisë në Shtetet e Bashkuara më 26 maj, përcjell albinfo.ch.