4 Prill, 2020 - 8:00 pm
Më 16 janar në Shtetet e Bashkuara është Dita e Martin Luther Kingut, një ditë kur amerikanët nderojnë udhëheqësin e të drejtave civile, të cilin e vranë. Kjo ditë përkon me ditëlindjen e Doktor Kingut, më 15 janar. Më tepër se 50 vjet më parë, Martin Luter Kingu zhvilloi fushatë në mbarë Shtetet e Bashkuara, duke udhëhequr marshime paqësore dhe demonstrata për të drejta të barabarta për afrikano-amerikanët.
“Sot unë dua t’i them popullit amerikan dhe vendeve të tjera të botës se kemi filluar një lëvizje dhe se asnjë valë racizimi nuk mund të na ndalë”.
Rritja e Martin Luther Kingut si udhëheqës i të drejtave civile filloi në vitin 1955, kur ai drejtoi përpjekjet kundër segregimit nëpër autobuzë për disa vite me radhë.
“Ne qytetarët zezakë të Montgomerit kemi marrë pjesë në protesta jo të dhunshme kundër padrejtësive, si ajo që kemi përjetuar prej vitesh nëpër autobuzë.”
Në gushtin e vitit 1963, përpjekjet e Martin Luther Kingut për të drejta të barabarta ishin shndërruar në një lëvizje kombëtare. Atë muaj, më tepër se 250 mijë njerëz morën pjesë në Marshimin e Washingtonit. Marshimi i udhëhequr nga Doktor Kingu ishte synonte të ushtronte presion ndaj ligjvënësve, që ata të miratonin ligjin e të drejtave civile, që do t’i jepte fund diskriminimit. Ish-aktivisti i të drejtave civile Roger Wilkins ishte i pranishëm ditën kur marshuesit u mblodhën para Memorialit të Linkolnit.
“Ishte një ditë vere e ngrohtë, kur njerëzit ndjeheshin të rinuar. Ishte një ndjenjë e mirë që buronte nga dëshira për bashkimin e vendit. Për herë të parë në jetën time ndjeja peshën e ndërgjegjes së Amerikës.”
“Unë kam një ëndërr, që një ditë, 4 fëmijët e mi të vegjël nuk do të gjykohen më nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre.”
Ishin pikërisht këto protesta pa dhunë dhe fjalimet e tij që e çuan lëvizjen e të drejtave të njeriut përpara, si dhe e mbajtën vendin të fokusuar tek çështja e barazisë.
Martin Luther Kind mori Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1964. Po atë vit, Presidenti Lyndon Johnson nënshkroi Aktin e të Drejtave të Njeriut dhe një vti më pas, Aktin e të Drejtës për të votuar. Këto masa nxorën jashtë ligjit segregacionin racor në vendet publike dhe praktikat diskriminuese që i ndalonin zezakët të votonin.
“Kam lexuar se madhështia e Amerikës qëndron pikërisht tek e drejta për të protestuar për të fituar të drejtat”.
Fushata e fundit e Martin Luter Kingut ishte në Memfis së Tenesisë, në mars dhe prill të vitit 1968. Ai udhëhoqi një marshim në mbështetje të punonjësve sanitarë. Por protesta u shndërrua në dhunë kur militantët e rinj filluan të plaçkisnin dyqanet. Doktor King u shqetësua dhe u zotua se do të kthehej në Memphis për të udhëhequr një marshim paqësor. Mbrëmjen e 4 prillit të vitit 1968, Doktor Kingu po qëndronte në Hotelin Lorraine, ku e vranë.
“Unë e kam parë ‘Tokën e Premtuar’ Ndoshta nuk do të shkoj atje bashkë me ju, por sonte dua ta dini se ne si popull do të shkojmë në Tokën e Premtuar.”
40 vjet më vonë, amerikanët kujtojmë jetën e Doktor Kingut, ndërsa shumë nga ëndërrat e tij janë realizuar, përfshirë zgjedhjen e Barak Obamës në postin e presidentit të parë afrikano-amerikan të Shteteve të Bashkuara. /KultPlus.com