MAShTI: Të hënën të gjitha shkollat në pushim

10 Qershor, 2021 - 3:05 pm

Dita e hënë, 14 qershori do të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet edukative arsimore të arsimit parauniversitar. MAShTI thotë se për nder të kësaj dite që shënon hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë, sipas kalendarit shkollor për vitin 2020/21, shkollat do ta kenë ditë pushimi të hënën.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), që të premten në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, ora e parë e mësimit t’i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes.

“Po ashtu, MAShTI inkurajon shkollat që në kuadër të aktiviteteve të tyre, me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, gjatë kësaj dite, të përfshijnë edhe aktivitete vetëdijesuese kundër formave të rënda të punës së fëmijëve, dëmit, pasojave në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, si dhe raportimit drejt institucioneve përgjegjëse”, thuhet më tej në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme