4 Tetor, 2020 - 6:14 pm
“Maska e vdekjes” e gruas që u mbyt në lumin Sena, në vitet 1800, u ekspozua ashtu siç ishte zakoni i atyre ditëve në morgun e Parsit, me shpresën se dikush mund ta njihte dhe të kërkonte trupin e saj, shkruan KultPlus.
Patologu kujdestar u dashurua nga vajza me gjysmë buzëqeshjen enigmatike dhe kështu ai porositi një gips të bërë me fytyrën e saj. Kjo maskë u përsërit shumë herë. Ajo u bë e njohur si “L’Inconnue de la Seine”, ose “Gruaja e Panjohur e Senës”.
Në 1955, një prodhues lodrash me emrin Asmund Laerdal krijoi atë që ne tani e njohim si kukull CPR. Asmund donte që manekinia e tij të kishte një pamje natyrale. Duke kujtuar një maskë në murin e shtëpisë së gjyshërve të tij shumë vite më parë, ai vendosi që “L ‘ Inconnue de la Seine” do të bëhej fytyra e Resusci Anne. Thuhet se ajo ka fytyrën më të puthur të të gjithë kohërave./ KultPlus.com