Mathew Palmer viziton shoqatën “Thirrjet e Nënave”

3 Nëntor, 2019 - 5:00 pm

Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, bashkë me Zëvendësambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Nick Giocobbe, dje kanë vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave”, shkruan KultPlus.com

Këtë e bëri të ditur Nesrete Kumnova, kryetarja e kësaj shoqate me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ata u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shoqatën Thirrjet e Nënave dhe kryetaren, Nesrete Kumnova në mënyrë që të zbardhet fati i të pagjeturve, të kompensohen dëmet e luftës dhe kriminelët të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Kumnova.

Të ngjajshme