15 Dhjetor, 2020 - 7:30 pm
Në 78 vjetorin e tij të lindjes figura të shumta publike kanë përkujtuar Faik Konicën, patriotin, shkrimtarin e diplomatin që ka qenë çdo herë në shërbim të atdheut, shkruan KultPlus.
Një ndër personat që ka përkujtuar këtë figurë shumëdimensionale është edhe profesori Halil Matoshi. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se Konica çdo herë ju ka thënë shqiptarëve të vërtetat në sy edhe atëhere kur atyre nuk ju kanë pëlqyer.
Më poshtë mund të gjeni statusin e tij të plotë:
Epoka e pas të vërtetës dhe Faik Konica
(Konica u thojke shqyptarëve nder sy ato të vërteta që nuk u pëlqejnë, as atëherë as sot)
(Në përvjetorin e vdekjes)
Budallallëku âsht gjendje ngadalësie në perceptim, mungesë mendimi kritik dhe mbi të gjitha marrje e të vërtetave të gatshme, ashtu siç i imponon ni autoritet.
Budallallëku âsht sistem dhe ngadalësi veprimi.
Mediokriteti asht në kulm të Piramidës së pushtetit. Ata janë ni tufë budallenjsh të rrezikshëm, të cilët e urrejnë normën.
E dhimbshme kur në këtë tufë budallenjsh hyjnë si i paarsimuemi si profesori i universitetit, kur i bashkon kauza e njâjtë: rreshtimi rreth ideologjisë populiste që nxitë pranueshmëninë e informatës të standardeve të ulta.
“Ajo që na shquan neve është se pësimet nuk na bëhen mësime. E harrojmë të shkuarën me një frazë të ndyrë “ç’i gris t’ëmën”, dhe biem prapë në grackat e para.
Me këtë mentalitet nuk do të mund kurrë të bënim një shtet serioz.
Sa kohë që ne besojmë edhe kur na thonë se fluturon gomari, le të mos presim ngritjen tonë sociale dhe politike” – shkruante Faik Konica gati këtu e një shekull më parë.
P.S.
Shqiptarë t’paarsimuem e fodull tallin secilin që u del n’udhët e bjerrakohësisë dhe përgjumjës, madje tue i poshtnu ata!
Poshtnimi i tjetrit/tjetrës âsht mission i shqiptarit që beson se gomerēt vërtet fluturojnë!?/ KultPlus.com