Matthew Perry dhe mallkimi i të qenit i famshëm, para se të bëheshin të gjithë të tillë

29 Tetor, 2023 - 10:29 am

Nga Guia Soncini

Ishte viti 1994 kur 24-vjeçari Matthew Perry – që nuk ishte ende Chandler i “Friends” sepse seriali nuk ekziston ende – u gjunjëzua në dyshemenë e apartamentit të tij në Los Angeles dhe iu lut Zotit që t’i bënte çfarë të donte me të “mjafton që ta lërë të bëhet njëherë i famshëm”.

Gazetat amerikane kanë shkruar gjerësisht për librin e tij “Miqtë, të dashurat dhe gjëja e tmerrshme”. Aty flet për të dashurat (ato të famshmet, nga Julia Roberts tek Gwyneth Paltrow); miqtë (kryesisht për Aniston, e cila nuk u bë e dashura  tij,pasi e priti me një “mungesë dekurajuese interesi” ndjenjat që kishte Perry për të); dhe mbi të gjitha gjëja e tmerrshme:pilulat, alkooli, dhe gjithçka që e shndërruan në një makth jetën e aktorit.

Por më duket se tema e autobiografisë së Chandler-it të “Friends” është një tjetër. Fama. Skena ku ai u gjunjëzua dhe iu lut Zotit, ndodhi vetëm 3 javë para se të pranohej në audicionet e zhvilluara për serialin e ri ”Friends”. Perry shkruan në libër se Perëndia ia plotësoi dëshirën.

Por ai kujtoi gjithashtu edhe pjesën e parë të lutjes, dhe Zoti bëri vërtetë gjithçka me të. (Ai e di që ai bëri vetë vetes, por e përdor si më shumë si një shprehje figurative). “Pas gjithë këtyre viteve, jam i sigurt që jam bërë i famshëm për të mos e shpërdoruar gjithë jetën time duke u përpjekur të bëhem i famshëm. Duhet të bëhesh i famshëm, që të mësosh se të bëhesh i famshëm nuk është zgjidhja. Këtë nuk do ta besojë asnjëherë asnjë nga ata që nuk është i famshëm”.

E di që nuk ju bën përshtypje:Sepse është viti 2022 dhe fama është një “monedhë” që duket sikur u përket të gjithëve. Të gjithë jemi paksa të famshëm, por askush (ose gati askush) nuk është në masën që ishte Chandler i “Friends”.

Edhe nëse shifrat janë sot subjektive, le të përmendim një fakt: Edhe në sezonet më të dobëta, në Shtetet e Bashkuara, “Friends” kishte 20 milionë shikues. Në ato më të mirat 30 milionë, ndërsa finalja e serialit u pa nga 52 milionë të ulur para televizionit, duke mos llogaritur këtu ata që e panë më vonë me kasetat VHS).

Chandler-in e “Friends” e njihnin të gjithë. Kështu nëse donte të shkonte në një klinikë detoksifikimi në Zvicër duhej të merrte me qira një avion privat. Në një rast infermierët evropianë bënë mrekullinë kur zemra e tij u ndal gjatë njërit prej operacioneve të shumta.

Tre ditë pas daljes në treg të librit të tij, një nga fjalitë më të nënvizuara është:”Duhet t’i realizosh të gjitha ëndrrat e tua, që të kuptosh se ato ishin ëndrrat e gabuara!”.

Nëse vërtet nuk mund të jemi të famshëm, ne duam që të paktën një të famshëm që ta “mbushë” disi jetën tonë. Dhe mbi këtë neurozë bazohet një nën-ekonomi platformash mbi të cilat i famshmi ofron jo videot me fëmijët e tij, por edhe të tijat, të përshtatur për ne njerëzit e thjeshtë.

Për shembull për një shumë të tillë kunati im mund të më thotë “Guia, gëzuar ditëlindjen, je me fat që kunati të do kaq shumë” nga aktorë, këngëtarë, sportistë dhe personazhet më të famshëm të shekullit XXI në Cameo, Vipresent, Hype Me.

Ata janë angazhuar në gjëra të tilla sepse duhet të mbijetojnë:këto nuk janë më kohët kur shfaqjet e një aktori shiheshin nga 50 milionë njerëz në një mbrëmje, dhe kur paguhej në përputhje me rrethanat. Dhe kur disa vite më vonë ai nuk kishte më nevojë që të punonte.

Në një moment Julia Roberts dërgon një aeroplan privat për të marrë Perry-n, i cili shkruan “Mendova se isha i pasur: kjo është pasuri”. Dhe kishin kaluar vetëm 5 vjet nga dalja në kinema e filmit “Pretty Woman”. Sot, një aktore me një karrierë solide 5-vjeçare në kinematografi blen biletën në klasin e parë vetëm nëse atë e paguan sponsori.

Gjëja e vetme që na pëlqen aq shumë sa edhe iluzioni se një person i famshëm e di emrin tonë, është iluzioni se i famshmi ka të njëjtat probleme si ne. Kjo është arsyeja pse ai i Matthew Perry është libri i vitit.

Tabloidet kanë folur vazhdimisht mbi problemet e Perry, sepse fama ta jep, dhe po fama ta heq shkëlqimin. Babai i Matthew Perry-t i i tregoi se në një rast ishte dehur duke u bërë qesharak. Bashkëshortja e kishte kritikuar. Në ato kushte ai doli për një shëtitje dhe vendosi të linte pijen.

I biri e cilësoi fyese këtë paralelizëm. “Një shëtitje? Unë kam shpenzuar mbi 7 milionë dollarë në përpjekje për t’u detoksifikuar. Kam qenë në 6 mijë takime të “Alkoolistëve Anonimë”. Kam shkuar në 15 klinika detoksifikimi. Në një rast më shtruan në një pavijon psikiatrik. Kam qenë në terapi tek psikologu 2 herë në javë gjatë 30 viteve të fundit. Në një rast pësova vdekje klinike, dhe ju e quani këtë një shëtitje?”.

Babai i Matthew Perry-t nuk është i famshëm dhe nuk është i pasur. Një shëtitje është një luks për personat anonimë, që nuk kanë fituar para duke shitur në këmbim shpirtin për publikun:”Babai im nuk ka shtatë milionë dollarë për të shpenzuar. Jeta ta jep, dhe po jeta të merr suksesin”. / / KultPlus.com

Të ngjajshme