13 Qershor, 2024 - 2:14 pm
Në restaurantin “Symphony”, të mërkurën u mbajt aktiviteti letrar i emërtuar “Mbrëmje poetike me poetët e Simfonisë”, edicioni i dytë.
Mbrëmja u organizua për të nderuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.Në këtë mbrëmje të bukur poetike, vargjet e tyre i lexuan poetët: Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Sali Bashota, Lulzim Tafa, Osman Gashi, Naime Beqiraj, Aziz Mustafa, Bujar Tafa, Xhevahire Izmaku, Isuf Hoxha, Arben Veselaj dhe Fadil Bytyçi.
Gjithashtu u diskutua edhe për pozitën e shkrimtarit në shoqërinë e Kosovës, si dhe për vlerën dhe rëndësinë që kanë aktivitetet e tilla kulturore dhe letrare./ KultPlus.com