5 Dhjetor, 2022 - 11:15 pm
Fondacioni UTALAYA për dy ditë me radhë me 3 dhe 4 dhjetor, ka mbajtur edicionin e parë të festivalit ECOFEST.
Si festivali i parë ekologjik për fëmijë, ECOFEST 2022 ka mbledhur nxënësit e klasave të pesta, gjashta dhe shtata nga shkollat “Qamil Batalli dhe “Gjergj Fishta” të kryeqytetit, të cilët kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme edukative në natyrë sikurse: ecja nga Parku i Gërmisë deri te Pylli i arinjëve udhëhequr nga alpinistja Uta Ibrahimi. Më tutje, bashk me ekologën Erlinda Sallauka ta kanë diskutuar për “Alternativat e mbrojtjes së Natyrës”. Më vonë, të gjithë bashkarisht kemi shikuar filmin dokumentar “Run for Sharr” dhe ne fund të ditës se parë, bashk me ekipin e Pyllit të Arinjëve dhe në oborrin e tyre i kemi mbjellur fidane.
Dita e dytë e Festivalit Eco Fest ka filluar në Parkun e Tokbashqes me ushtrimet e mëngjesit me Ereza Vokshi, ka vazhdu me ngjyrosjen e shportave për mbeturina dhe vendosjen e tyre bashk me ekipën e Hortikulturës, dhe në fund bashk me Doruntina Ukimeri janë bërë dhe vendosuur mesazhet sensibilizuese per ambientin përgjatë shtegut të ecjes në park.
ECOFEST ka për qëllim edukimin dhe angazhimin e fëmijëve të shkollave fillore për ushtrimin e praktikave ambientaliste përmes argëtimit me sporte, aktivitete dhe lojëra që ushtrohen në natyrë. Përmes këtyre aktiviteteve ne synojmë të kultivojmë një mentalitet të shëndoshë në gjeneratat e reja për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe të kontribojmë në mbrojtjen e mjedisit.
Projekti “EKOFEST 2022” mbështetet nga Komuna e Prishtinës dhe implementohet nga Fondacioni UTALAYA. / KultPlus.com