29 Janar, 2020 - 4:22 pm
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë ka organizuar “Flaka e Janarit” 2020, shkruan KultPlus.com
Programi i “Flakës së Janarit” 2020 ka filluar me ligjeratë nga mësimdhënësit e historisë në shkollat fillore të Kamenicës për historikun e Flakës së Janarit.
Më pas është mbajtur një Ekspozitë e artit pamor si dhe një orë letërarë në Shtëpin Muze të Kadri Zekës, në Poliçkë ku shkrimtarë të rajonit kanë lexuar poezi.
Me këto aktivitete është përmbyllur “Flaka e Janarit” 2020 në Kamenicë. /KultPlus.com