Mbahet mbledhje komemorative për profesoreshën Bajçinca- Brestovci, ministri Çeku: Gjurmët e saj do të mbeten gjithmonë të pashlyera

3 Prill, 2024 - 5:18 pm

Sot, është mbajtur mbledhje komemorative në nderim të veprës së profesoreshës së ndjerë, Shqipe Bajçinca-Brestovci.

Profesoresha Bajçinca- Brestovci u cilësua si një nga personalitetet që kontribuoi shumë në fushën e sportit përgjatë gjithë jetës së saj.

Të pranishëm ishin familjet Bajçinca-Brestovci, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi, presidenti i Federatës së hendbollit Eugen Saraqini, studentë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerës.

Ministri Çeku, në emër të Qeverisë së Kosovës, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke shtuar se gjurmët e veprimtarisë së Shqipes do të mbeten gjithmonë të pashlyera dhe do të shërbejnë si frymëzim dhe motiv për gjeneratat e reja që do të ndjekin rrugën e saj.

Fjalën po ashtu e morën presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, kryetari i FHK-së, Eugen Saraqini, dekani i FEFS-it, Musa Selimi, rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe djali i të ndjerës, Gjergji./KultPlus.com

Të ngjajshme