27 Qershor, 2021 - 9:59 pm
Këtë të martë do të mbahet mbrëmja letrare-artistike që do ti kushtohet veprimtarisë së shkrimtarit dhe publicistit, Gani Mehmetaj, shkruan KultPlus.
Mbrëmja letrare-artistike me Gani Mehmetajn, do të mbahet më 29 qershor, në hotel Sirius në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.
Në mbrëmjen artistike ku do të ketë pika muzikore, të ekzekutuara me piano, kanë paralajmëruar ardhjen shkrimtarë, artistë dhe publicistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ndër të cilët Preç Zogaj, Henri Çili dhe Loer Kume, që mori çmimin “Kadare” për vitin 2019.
Me piano ekzekuton dhe këndon Arbërie Krasniqi.
Gani Mehmetaj mori çmimin “Kadare” 2021 për dorëshkrimin e romanit “Zogjtë e qyqes”, nga Universiteti Evropian i Tiranës dhe Fondacioni “Gramoz Pashko”, ndërsa e botoi UETPRES, Tiranë. Është autor i 26 veprave letrare, kinematografike, publicistike dhe skenarëve të filmit. / KultPlus.com