Mbahet në Tiranë aktiviteti i taekwondo-s me 500 sportistë nga rajoni

31 Mars, 2025 - 8:05 pm

Akademia Taekwondo Studenti në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Taekwondo, zhvilluan aktivitetin “Studenti Open-International Taekwondo Tournament”, me pjesëmarrjen e 500 sportistëve nga vende të ndryshme të rajonit, si Kosova, Mali i Zi, Greqia dhe Italia.

Pas 5 vitesh në nivelin rajonal, ky edicion i 6-të ka marrë formën e një turneu Open Ndërkombëtar.

Në aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i KOKSH,  Fidel Ylli, që përgëzoi punën e Federatës së Taekwondo për zhvillimin e këtij aktiviteti, si dhe Akademinë Taekwondo Studenti për promovimin dhe gjithëpërfshirjen e këtë edicioni.

“Studenti Open-International Taekwondo Tournament” u mbështet nga Federata Shqiptare e Taekwondo, KOKSH, si edhe nga Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. 

Të ngjajshme