3 Qershor, 2022 - 9:46 pm
Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Kulturës”, sonte në sheshin e qytetit në Ferizaj, është mbajtur “Sofra Tradicionale” nga ansambli “Kastriotët” dhe grupi i folklorit.
Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, në këtë aktivit ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani me bashkëpuntorët e saj, si dhe shumë mysafirë të tjerë.
“Më këtë rast qytetaret ferizajas patën rastin që të argëtohen me këngë të folklorit të realizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” si dhe grupi i folklorit.
Manifestimet “Ditët e Kulturës”, do të mbahen edhe nesër me ç’rast do të organizohet ecje me grupet bjeshkatare alpinistë, në bjeshkët e Jezercit, ndërsa në orën 15:00 në teatrin “Adriana” do të mbahet festivali për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar””, thuhet në njoftim./ KultPlus.com