Mbaron ëndrra për Zvicrën, Anglia në gjysmëfinale

6 Korrik, 2024 - 11:00 pm

Anglia u kualifikua sonte në Dyseldorf, në gjysmëfinalet e Euro2024, duke eliminuar Zvicrën me penallti 5-3, pas barazimit në 1-1.

Penalltinë për zviceranët e humbi mbrojtësi Manuel Akanji.

Breel Embolo hapi rezultatin e ndeshjes për Zvicrën në minutën e 75-të, para se Bukayo Saka të barazonte pesë minuta më vonë.

Zviceranët patën shanse më të mira në kohën shtesë, por këtu përfundon ëndrra për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Ardon Jasharin për kualifikim historik në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Në ndeshje ishte i pranishëm edhe princi William.

Anglia do të takohet në gjysmëfinale me Holandën ose Turqinë, të cilat përballen sonte në Berlin (21:00H)./ KultPlus.com

Të ngjajshme