29 Qershor, 2023 - 12:30 pm
Profesionistë të mjekësisë do të analizojnë zyrtarisht mbetjet e dyshuara njerëzore të gjetura nga rrënojat e nëndetëses ”Titan”.
Roja Bregdetare e SHBA (USCG) tha se ”mori mbeturina dhe prova nga fundi i detit në vendin e shpërthimit fatal të anijes në det të thellë, e cila vrau pesë persona”.
Aventurieri britanik, Hamish Harding, miliarderi Shahzada Dawood dhe i biri, Suleman u vranë në bordin e anijes pranë rrënojave të ”Titanic”-ut, së bashku me shefin ekzekutiv të ”OceanGate Expeditions”, Stockton Rush dhe shtetasin francez Paul-Henri Nargeolet.
Pjesë të mëdha mbeturinash nga ”Titan”-i u transportuan në portin e St. Johnit, të mërkurën nga anija ”Horizon Arctic”, ku u pa duke u shkarkuar nga një vinç.
Duke folur pas gjetjes së provave, kryetari i Bordit të Hetimit të Marinës, kapiteni Jason Neubauer, tha se “dëshmitë do t’u ofrojnë hetuesve nga disa juridiksione ndërkombëtare njohuri të rëndësishme për shkakun e kësaj tragjedie”.
“Ka ende një punë të konsiderueshme për t’u bërë për të kuptuar faktorët që çuan në humbjen katastrofike të ‘Titan’-it dhe për të siguruar që një tragjedi e ngjashme të mos ndodhë më”, theksoi ai./KultPlus.com