1 Tetor, 2023 - 11:30 pm
Më shumë se 100 delfinë të ngordhur të ujërave të ëmbla janë gjetur në Amazonën braziliane si pasojë e valës së të nxehtit që përfshiu rajonin.
“Kufomat u zbuluan javën e kaluar në ujërat e Lago Tefé, rreth 520 kilometra në perëndim të qytetit të Manaus”, raportoi Instituti për Zhvillimin e Qëndrueshëm Mamirauá.
Shkaku i saktë i ngordhjes së tyre nuk është përcaktuar ende. Megjithatë, mendohet shkaku lidhet me nxehtësinë aktuale dhe thatësirën që ka sjellë temperatura mbi 39 gradë Celsius në liqen.
Shumë lumenj në rajonin e Amazonës mbajnë shumë më pak ujë se mesatarja e viteve të fundit.
Sezoni normal i thatë aktualisht është përkeqësuar nga fenomeni klimatik “El Niño”.
Delfinët e Amazon janë delfinët më të mëdhenj e lumit, duke u rritur në rreth 2 deri në 2,5 metra dhe duke arritur një peshë prej 85 deri në 185 kilogramë.
“Delfinët e lumenjve të Amazonës janë të ekspozuar ndaj shumë streseve, si efektet e hidrocentraleve, ndotja me merkur dhe konfliktet me njerëzit”, tha Mariana Paschoalini Frias nga organizata mjedisore WWF.
“Delfinët e ujërave të ëmbla tani janë të prekur më drejtpërdrejt nga pasojat e ndryshimeve klimatike”, shtoi Frias./ KultPlus.com