1 Shtator, 2020 - 11:30 pm
Fermerët e zonës Lushnjë-Fier çdo ditë po prekin përfitimet nga produktet bujqësore të fushës dhe serrave.
Specat e prodhuar nga ky rajon bujqësor janë ndër produktet më të kërkuara për eksport, për cilësinë dhe shijen e veçantë.
Sipas statistikave zyrtare, mbi 1 500 tonë speca u eksportuan gjatë muajit korrik të këtij viti nga zona e Lushnjës dhe Fierit, drejt tregjeve rajonale dhe të BE-së, në Austri, Rumani Çeki etj.
Eksportet e specit këtë sezon u rritën me gati 10 % krahasuar me një vit më parë, ndërsa vitet e fundit po kryeson eksporti i specave të kuq, që po kërkohen shumë nga tregu i huaj, krahas specit jeshil dhe të verdhë, shkruan atsh, transmeton Albinfo.ch.
Eksportet më të larta dominojnë nga tregu i Lushnjës me 1216.14 tonë speca dhe nga zona e Fierit u eksportuan 314 tonë speca vetëm gjatë muajit korrik.
Fermerët shprehen se në tri sezonet e prodhimit kanë siguruar të ardhura të kënaqshme dhe çmimi i shitjes në qendrat e grumbullimit është luhatur brenda kërkesë-ofertës së tregut.