2 Prill, 2023 - 8:10 pm
Numri i vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës ka ardhur duke u rritur gjatë muajit mars të këtij viti.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër për periudhën 1-31 mars kjo kala është vizituar nga 3 470 vizitorë, ose 1 639 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022.
Kalaja e Gjirokastrës, një nga monumentet më të rralla të këtij lloji, ka pësuar ndryshime dhe zgjerime. Pas pushtimit osman, në fund të shekullit XIV, u bënë përmirësime të gjera nga sulltan Bajaziti II rreth vitit 1490. Nga viti 1811, Ali pashë Tepelena shtoi shumë elemente, duke përfshirë Kullën e Sahatit në anën lindore. Ai përfundoi fortifikimin e zonës së greminës dhe ndërtoi ujësjellësin e Sopotit, që sillte ujin në kala rreth 12 kilometra larg./atsh/ KultPlus.com