1 Prill, 2021 - 10:00 am
Vetëm gjatë muajit mars në Brazil kanë vdekur 66.570 persona nga COVID-19, më tepër se dyfish se që ishte rekordi mujor në këtë vend, raporton BBC.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është përballur me kritika të vazhdueshme për menaxhimin e pandemisë dhe është goditur nga dorëheqjet e profilit të lartë këtë javë.
Por, të mërkurën ai sërish është shprehur kundër mbylljeve që kanë vendosur guvernatorët lokal apo kryebashkiakët.
“Ne ikemi pasur, dhe kemi, dy armiq – virusin dhe papunësinë! Është realiteti! Nuk do ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi”, ka thënë Bolsonaro.
Të mërkurën kanë vdekur mbi 3800 persona nga COVID-19 në Brazil dhe janë regjistruar mbi 90 mijë raste të reja pozitive me koronavirus. Në total në Brazil që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur mbi 322 mijë persona nga COVID-19. / KultPlus.com