4 Gusht, 2020 - 9:26 pm
Sot, në mjediset e Qendrës së Botimeve për Diasporën, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën.
Ky komision është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”.
Në mbledhje ishin të pranishëm: znj. Shqipe Gashi-Ramadani, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; z. Arbër Salihu, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; znj. Feime Llapashtica, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; z. Ymer Avdiu, anëtar, Ministria e Punëve të Jashtme (Divizioni për Diasporën), Republika e Kosovës; znj. Anila Ferizaj, MASR, Republika e Shqipërisë; znj. Erida Koleci, ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar), Republika e Shqipërisë dhe znj. Mimoza Hysa Çuliqi, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën), Republika e Shqipërisë.
Gjatë kësaj mbledhjeje u zgjodh Kryetari dhe zëvendëskryetari i Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, përkatësisht znj. Anila Ferizaj në pozicionin e kryetares dhe znj. Shqipe Gashi-Ramadani në pozicionin e zëvendëskryetares. Në këtë mbledhje u rishikua dhe u finalizua Rregullorja e organizimit të Punës së Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, e cila ishte hartuar në mbledhjet e mëparshme të këtij Komisioni.
Të pranishmit ranë dakord edhe për miratimin e “Kalendarit të Ri të Punës 2020-2021 të Komisionit të Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën”.
Kjo mbledhje u zhvillua duke respektuar të gjitha masat e marra për mbrojtjen ndaj Covid-19. / KultPlus.com