12 Maj, 2024 - 4:03 pm
Shoqata “Tirana” organizoi më 10 maj 30-vjetorin e “Sofra Tiranase”.
“Sofra Tiranase”, në 30-vjetorin e saj, dhuroi një mbrëmje magjike plot emocione, këngë e valle.
Këngëtarët më në zë të muzikës tiranase elektrizuan Pallatin e Kongreseve me zërat e tyre.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi nënkryetari i bashkisë së Tiranë, Andi Seferi, si dhe shumë figura të shquara të politikës, artit, kulturës, si dhe të familjeve të vjetra të kryeqytetit./atsh/KultPlus.com