19 Dhjetor, 2021 - 10:15 pm
Për shkak të situatës së koronavirusit në vend, Mbretëresha daneze Margrethe, 81 vjeçe, po planifikon të kufizojë festimet gjatë Jubileut të Artë të ngjitjes së saj në fron më 14 janar.
Familja mbretërore njoftoi të premten se shumica e ngjarjeve do të shtyhen deri në fund të verës në mënyrë që edhe publiku të mund të marrë pjesë.
Këto përfshijnë ndryshimin e truprojës në Sheshin e Pallatit Amalienborg, ku mbretëresha dhe familja mbretërore do të shfaqen në ballkon, drekën në bashkinë e Kopenhagës, shfaqjen gala në Teatrin Mbretëror, shërbimin festiv në Katedralen e Kopenhagës dhe darkën gala në Pallatin Christiansborg, sipas deklaratës.
Megjithatë, Margrethe nuk do të jetë plotësisht vetëm në ditën që shënon 50 vjetorin e saj në fron. Priten të zhvillohen takimi i saj me qeverinë dhe një pritje në parlament.
Margrethe II e Danimarkës u ngjit në fron më 14 janar 1972, pas vdekjes së babait të saj, Frederick IX.
Infeksionet e reja me koronavirus në Danimarkë, arritën një nivel të lartë rekord, kjo është arsyeja pse qeveria njoftoi të premten mbylljen e teatrove, muzeve dhe institucioneve të tjera kulturore. / KultPlus.com