12 Qershor, 2021 - 9:28 pm
Mbretëresha Elizabeta II festoi ditëlindjen e saj të 95-të me ceremoni të reduktuara për të dytin vit me radhë për shkak të kufizimeve për frenimin e koronavirusit.
Trupat me Ngjyra, ceremonia tradicionale për ditëlindjen e mbretëreshës, u mbajt në Kështjellën Windsor me paradë të reduktuar.
Ditëlindja e saj përkoi me samitin e G7 që u mbajt në Cornwall të Anglisë këtë vit.
Mbretëresha u takua me udhëheqësit që morën pjesë në samit në një pritje të premten dhe ajo do të vizitohet në Kështjellën Windsor të dielën nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij.
Festimet e sotme do të përfshijnë gjithashtu një përshëndetje me të shtëna nga 41 armë dhe një performancë nga Red Arrows, një ekip britanik i fluturimeve akrobatike.
Mbretëresha, ditëlindja e së cilës bie në prill, zyrtarisht e feston atë në qershor, sipas datës së saktë të përcaktuar nga Pallati Buckingham.
E lindur më 21 prill 1926, Mbretëresha Elizabeta është monarkja me mbretërimin më të gjatë në Britaninë e Madhe. Ajo është ulur në fronin britanik që nga 6 shkurti 1952.
Mbretëresha kaloi ditëlindjen e saj në prill pa ndonjë festë kryesisht për shkak të vdekjes së bashkëshortit të saj pak kohë më parë.
Princi Filip, bashkëshorti i mbretëreshës dhe Duka i Edinburgut, vdiq më 9 prill pasi pësoi probleme kardiake në moshën 99 vjeçe./atsh/KultPlus.com