4 Tetor, 2019 - 4:30 pm
Të jesh pjesë e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, është shumë më e vështirë nga ç’mund ta imagjinoni.
Dhe kur kjo familje është familja mbretërore angleze, e cila njihet për frymën hermetike dhe rigoroze të ruajtjes së privatësisë dhe respektimin të kodeve të caktuara të sjelljes, çdo lajm rreth tyre përbën bujë, sidomos kur bëhet fjalë për mbretëreshën Elizabeth.
Për shembull e keni çuar ndonjëherë në mend se cila është pasuria më e madhe e sovranes 93 vjeçare? Me siguri po mendoni për koleksionin e pafund të kurorave të ndryshme dhe bizhuterive të çmuara, të cilat arrijnë shifrën e miliona sterlinave.
Por jo, mbretëresha nuk e ka aspak problem t’i humbasë ato, pasi pasuria e saj më e madhe janë në të vërtetë ditarët që ka shkruar që kur ishte 15 vjeç. Sipas biografëve të familjes mbretërore, monarkja i ruan ato si sytë e ballit pasi përmbajnë jo vetëm historinë e familjes së saj, por edhe sekrete të shtetit që mund të shërbejnë edhe si armë politikë nëse bien në duart e gabuara.
Sipas Michael Palin, historian i njohur i familjes mbretërore vetëm princi Philipp është i vetmi që mund t’u hedhë ndonjë sy herë pas here./living/KultPlus.com