6 Gusht, 2023 - 8:31 pm
Nga Aurenc Bebja
“Le Petit Parisien” ka botuar, të dielën e 6 shkurtit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me mbretëreshën Geraldinë dhe përshtypjen e saj për Shqipërinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Mbrëmje e shkëlqyer në Tiranë në nder të fejuarës së mbretit Zog
Londër, 5 shkurt (dep. P. P.)
Një mesazh i Reuter-it nga Tirana njofton se mbrëmë u mbajt një darkë e shkëlqyer në Pallatin Mbretëror në nder të konteshës Geraldinë Apponyi, të fejuarës së mbretit Zog.
Të gjithë anëtarët e familjeve më të vjetra shqiptare, që ishin ftuar në këtë pritje, u prezantuan me mbretëreshën e ardhshme.
E intervistuar sot mbi përshtypjet e saj, kontesha Geraldinë tha :
– Dje, e admirova Shqipërinë; sot, e dua atë; nesër, shpresoj që t’i shërbej asaj.