3 Gusht, 2019 - 3:00 pm
Nga Aurenc Bebja
“L’Œuvre” ka botuar, të shtunën e 19 gushtit 1939, në faqen n°2, intervistën e mbretëreshës Geraldinë të zhvilluar asokohe në Versajë me një zyrtar të shtypit amerikan, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Bisedimet e Versajës
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë i tha, dje, një përfaqësuesi të shtypit amerikan, të pritur nga ajo në Versajë, se princi Skënderbe (katër muajsh), mund të rritet në Shtetet e Bashkuara.
— A do të marrë arsimimin e një princi demokratik ?
Mbretëresha u përgjigj me një ton të ashpër :
— Ai do të edukohet në mënyrë që të bëhet burrë. Dhe ai do të mësojë të gjitha gjuhët e rëndësishme, duke përfshirë frëngjishten dhe anglishten.
E ardhmja e princit ?
— Princi është kaq i vogël saqë ende nuk kemi bërë plane.
Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë pohojnë se nuk e dinin kur e morën me qira kështjellën, se ajo ishte banuar më parë nga Duka i Ëindsorit.
— Dhe cilën pjesë të kështjellës preferoni ?
— Dhomën e djalit tim – u përgjigj ajo. Mbretëresha deklaroi se shqetësimet për elegancën nuk ishin çështje dite dhe se nuk e dinte ende kur do të shkojë te shtëpitë e mëdha të modës.
… Pa mohuar se do të shkojë tek ato një ditë.”