28 Maj, 2023 - 11:32 am
Pas vdekjes së Tina Turner, në moshën 83-vjeçare, Mbreti Karl III ka miratuar një homazh për Mbretëreshën e Rock ‘n’ Roll-it. Të premten, në oborrin e Buckingham Palace, për nder të saj u luajt një nga hitet më të mëdha të Tinës, ‘The Best’.
Banda e Gardës së Uellsit së bashku me Batalionin e Parë të Trupave të Drums të Gardës së Uellsit luajtën një variant të këngës ikonike në një ceremoni nderuese.
Video të momentit u shpërndanë në rrjetet sociale dhe fansat e Tinës u prekën nga gjesti.
“Kjo është e mrekullueshme!;”Çfarë nderimi i madh për Mbretëreshën e Rock n Roll; “Absolutisht e dua këtë! Faleminderit.”, ishin disa prej komenteve.
Tina vdiq të mërkurën për shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të gjatë, e përkeqësuar nga kanceri i zorrëve, presioni i lartë i gjakut dhe transplantimi i veshkave. Menaxheri i saj e konfirmoi vdekjen e saj në rrjetet sociale dhe zbuloi se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Zvicër./abcnews.al/KultPlus.com