Mbreti i “Twang”, kitaristi Duane Eddy vdes në moshën 86 vjeçare

3 Maj, 2024 - 3:58 pm

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i mbajtur si një nga themeluesit e Rock and Roll ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Vdekja e tij ndodhi me 30 Prill në Franklin Tennessee, thotë gruaja e tij Deed. Shkaku ishte kanceri.

Artisti fitues i Grammy kishte një listë të gjatë me hite instrumentale në vitet 1950 dhe 1960. Ai mbërriti sërish në majë në 1986 me një “remake” të këngës së tij Peter Gunn.

Ai u quajt Mbreti i Tëang për stilin e tij të veçantë. Ai hyri në Hall of Fame të Rock and Roll në 1994.

Në 2008, Hall of Fame i Muzikantëve gjithashtu e pranoi në rradhët e veta.

“Duane frymëzoi një gjeneratë të kitarristëve në mbarë botën me gjestin e tij të veçantë.”- tha përfaqësuesi i Eddy.

“Ai ishte zoti i parë i kitarrës Rock and Roll, vërtet një qenie njerëzore modeste dhe e jashtëzakonshme, ai do të na mungojë.”- vazhdoi ajo.

Eddy lindi në Corning në Neë York State në 1938. Ai luajti kitarrë në një moshë të re.

Ishte autodidact dhe stili i tij i veçantë frymëzoi artistë nga Bitëllsat te Blondie.

Përgjatë karrierës së tij të gjatë që zgjati shtatë dekada ai shiti më shumë se 100 milionë regjistrime.

Jehonat e “tëang” të tij të ngadaltë mund të dëgjohen qartë dhe bukur në “Day tripper” të Bitëllsave, “Born to run” të Bruce Springsteen dhe “Atomic” të Blondie.

Në 2011, Eddy i tha BBC: “Kur njerëzit si Bruce Springsteen dhe John Fogerty thonë që Duane ishte një influencë e madhe, kjo është një nga gjërat pozitive dhe e shoh si një bonus dhe shpërblim të çfarë asaj unë bëra”./tema/KultPlus.com

Të ngjajshme