18 Korrik, 2024 - 7:05 pm
Vendimi për mbylljen e Akropolit vjen ndërsa pjesa jugore e Evropës është goditur nga një valë nxehtësie që shkaktoi rritjen e madhe të temperaturave, transmeton Klankosova.
Meteorologët paralajmëruan se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera, të paktën deri të dielën, ndërsa sot pritet që temperaturat të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
Gjithashtu zyrtarët u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në mjedise të mbyllura me ajër të kondicionuar, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe të pinë ujë rregullisht./KultPlus.com