10 Mars, 2020 - 4:00 pm
Vijojnë masat kundër përhapjes së Koronavirusit. Ministria e Kulturës ka njoftuar ditën e djeshme, pezullimin e të gjitha aktiviteteve kulturore me pjesëmarrje masive. Po kështu, autoritetet e Bibliotekës Kombëtare kanë lajmëruar së fundmi, mbylljen e ambienteve dhe sallave të leximit, kjo si një prej sjelljeve korrekte të nevojshme për situatën.
Më poshtë, njoftimi i plotë:
Në zbatim të masave paraprake të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e #COVID19 në Shqipëri, renditet edhe:
“Anulohen grumbullimet masive, aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, dëgjesa publike deri më datë 3 prill 2020.”
Sa më lart, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur për lexuesit dhe anulon veprimtaritë e kalendarit kulturor nga data 10 mars deri më datë 3 prill 2020.
Ju falënderojmë, për mirëkuptimin! / KultPlus.com