6 Shtator, 2020 - 8:00 pm
Federata e Çiklizmit e Kosovës për dy ditë rradhazi ka organizuar Kampionatin Shtetëror, në kronometër dhe garë rrugore.
Në garën e sotme, 34 çiklistët pjesëmarrës janë nisur nga kyçja e autostradës “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj afër Ferizajt, transmeton Klan Kosova.
Prej aty, grupi i çiklistëve ka vazhduar në drejtim të Doganajt të Kaçanikut, për t’u kthyer në Mazgit afër Obiliqit.
Nga aty është vazhduar me kthim në drejtim të Ferizajt, e për t’u mbyllur në Han të Elezit.
Në garën elite mesatarja e shpejtësisë së fituesit Albion Ymeri ka qene 35,30km/h, ndërsa te kadetët 37.11 km/h.
REZULTATET:
Kadetët 53km •
1. Gentrit Sahiti, Kastrioti 1:25:41
2. Rigon Suka. Prizren 1:25:47
3. Pashtrik Krasniqi, Vjosa 1:31:47
Juniorët 125km
1. Berat Qela, Trepça 3:37:15
U23 • 125km
1. Blerton Nuha, Kastrioti 3:33:17
2. Qendrim Burniku, Kastrioti 3:34:57
3. Mergim Bajrami, Dardana 3:37:38
#Elitë,
1. Albion Ymeri, Prishtina 3:32:29
2. Egzon Misini, Kastrioti 3:32:37
3. Eguron Hoda, Dardana 3:33:31.