24 Nëntor, 2019 - 6:40 pm
Përgjatë dy diteve me radhë është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Mitrovicë. Në njoftimin e tyre thuhet se janë pranuar disa organizata të reja si dhe tregohet për përbërjen e re në strukturën udhëheqëse të këtij institucioni, shkruan KultPlus.com
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Përgjatë dy diteve me radhë është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Mitrovicë. Njëherit në këtë rrjet janë pranuar gjashtë organizata të reja, si Fondacioni “Dhemetra, CDO, Reconciliation Empowering Communities-REC, Valet e Paqës, GAIA Mitrovicë, Theatre and Film House, duke arrirë numrin prej 17 organizatave në RrOK Mitrovicë . Ndërsa për antaresime të reja të organizatave të interesuara për të qenë pjesë e rrjetit, do të vendoset në fillim të vitit 2020.
Në mandat për dy vite, Kryesinë do e udhëheqin Lulzim Hakaj (REC), Mevlude Skuroshi (GAIA Mitrovice), Çameri Ceraja (regjisore) Erhan Mujka (KosovaArs) dhe Nerimane Ferizi. Për të udhëhequr me Sekretariatin e RrOK në mandatin dy vjeçar është zgjedhur organizata 7 Arte dhe koordinator Lulzim Hoti.
Kjo ngjarje është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarjeje është përgjegjësi 7Arte dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian”. / KultPlus.com