21 Korrik, 2022 - 4:30 pm
Kryengritja shqiptare e vitit 1912 ishte kryengritje e fundit e shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe zgjati nga janari deri në gusht të vitit 1912.
Kryengritja përfundoi kur qeveria osmane ra dakord për të përmbushur kërkesat e kryengritësve më 4 shtator, 1912.
Qeveria osmane përqendroi në Kosovë forca të mëdha ushtarake, numri i të cilave kalonte 19 mijë ushtarë dhe kalorës, ta pajisur me topa e mitralozë. Sipas shtypit të kohës numri i kryengritësve shqiptarë kishte arritur në 15 mijë.
Kryengritja shqiptare e futi qeverinë osmane në krizë të rëndë prandaj ajo dha dorëheqje më 17 korrik. Po atë ditë kryengritësit çliruan Gjakovën, më 21 korrik Prishtinën, më 22 korrik Novi Pazarin. Nga Novi Pazari Isa Boletini u nis në krye të 6000 luftëtarëve drejt Mitrovicës të cilën e mori pa luftë.
Më pas u çliruan Vuçitërna, Peja, Ferizaj, Gjilani dhe Bujanovci. Idriz Seferi kishte çliruar krahina të tëra në trevën juglindore të Kosovës. / KultPlus.com