23 Nëntor, 2019 - 6:57 pm
Më 23-23 nëntor është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë, thuhet në komunikatën e tyre RrOK, shkruan KultPlus.com
“Më 22-23 nëntor është mbajtur Kuvendi i Parë i Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë. Përgjatë dy ditë punëve në Kuvendin e Anëtarëve, janë zgjedhur Kryesia, Kryetari i Kryesisë dhe Sekretariati. Po ashtu, në këtë Kuvend është aprovuar Strategjia e RrOK në Pejë për vitin 2020-2024, ashtu sikurse edhe Statuti i këtij rrjeti. Tri organizata të reja janë pranuar në RrOK Peja ndërkaq disa tjera kanë mbetur për t’u shqyrtuar në Kuvendin e radhës”.
Komunikata vazhdon duke treguar edhe për anëtarët e rinjë të RrOK në Pejë.
“Anëtarët e rinj të RrOK Peja janë: Local Democracy Agency of Kosovo, Kori Siparantum dhe Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë”.
Tutje, është njoftuar edhe se nga kush do të udhëhiqen pozitat e ndryshme brenda këtij organizimi.
“Në mandat për dy vite, Kryesinë do e udhëheqin Genc Lipa (Old Timers Peja), Fatmir Bajraktari (Kori Siparantum), Pajtim Pasha (Into the Park), Gent Agolli (Let’s Do It Peja) dhe Arba Hatashi (Anibar). Genc Lipa njëherit është edhe Kryetar i Kryesisë së RrOK Peja. Për të udhëhequr me Sekretariatin e RrOK në mandatin dy vjeçar është zgjedhur organizata Anibar dhe koordinator Valton Marku (Anibar)”, përfundon komunikata e tyre. /KultPlus.com