30 Nëntor, 2021 - 10:00 pm
Konfirmimi vjen nga Izraeli që ka publikuar të dhënat e para të një studimi.
Me 3 doza të vaksinës Pfizer jeni të mbrojtur nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron.
Ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, bëri thirrje për qetësi, pasi sipas tij nuk ka vend për panik.
“Situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për panik. Ne prisnim një variant të ri dhe jemi gati. Në ditët në vijim do të kemi informacion më të saktë për efektshmërinë e vaksinës, por të dhënat e para tregojnë se ata që kanë një dozë të tretë janë me shumë të mbrojtur nga ky variant”, tha ai, transmeton CNN.
Varianti i ri Omicron mund të ketë mbërritur në Europë përpara se sa mendohej. Këtë e konfirmuan shkencëtarët në Holandë që identifikuan dy raste mes 19 dhe 23 nëntorit. Megjithatë rastet nuk datojnë përpara atyre të raportuara në Afrikë të Jugut.
Ndërkohë, vendet në kontinentin e vjetër vijojnë të marrin masa për të luftuar variantin e ri, i cili konsiderohet i rrezikshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. / KultPlus.com