31 Gusht, 2020 - 8:00 pm
Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton qytetarët se data e mbylljes së transmetimit analog në katër qarqe, është 30 shtator 2020.
Në një njoftim për mediet, Autoriteti i Medieve Audiovizive njofton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge për qarqet Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Elbasan është 30 shtator 2020.
Më herët Autoriteti i Medieve Audiovizive për shkak të COVID-19 vendosi të shtyjë deri me datën 30 shtator 2020, si afat përfundimtar për digjitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. atsh / KultPlus.com