Me ‘Gala Mbrëmje’ përmbyllet festivali kulturor ‘Flaka e Janarit 2025’, publikohet lista e plotë e fituesve

1 Shkurt, 2025 - 10:45 am

Në përmbyllje të “Flakës së Janarit 2025” është mbajtur Gala Mbrëmja në të cilën janë shpërblyer më të mirët në të gjitha shtyllat e “Flakës…”

Kjo mbrëmje ka nisur me muzikë të zgjedhur, kurse në përmbyllje të këtij Manifestimi, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina- Bunjaku ka falënderuar nënën Stanë, e cila u dha bukë luftëtarëve të UÇK-së.

Bunjaku në emër të kryetarit Alban Hyseni ka thënë se ky festival është një kujtim artistik për dëshmorët e rënë në janarët e përflakjes në synimin për lirinë. ‘Flaka…’ nisi si kujtim për 17 janarin e kryeheroit tonë Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, për 17 Janarin e Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, për Janarin e Rexhep Malës e Nuhi Berishës si kujtim dhe kushtrim i vazhdimit të luftës për liri si dhe për Dëshmorët e Kosovës të rënë në janarët e përgjakshëm deri në luftën heroike të UÇK-së.

“Jemi shumë të lumtur që sonte në përvjetorin e 34 të manifestimit mbarëkombetarë të “Flakës…” jemi të gjithë bashkë në kryeqendrën e Anamoravës në Gjilan, aty ku takohen vargmalet e Karadakut me Gollakun dhe i zgjasin dorën Preshevës e Shkupit”, tha Bunjaku.

Çmimet për më të mirët janë ndarë pas vlerësimit të jurive përkatëse.

Për shtyllën ‘’Peneli i Flakës’’ u dhanë këto shpërblime.

‘’PENELI I FLAKËS’’ – Çmimi blerës i Galerisë: Eshref Qahili

Çmimi për Pikturë: Blerim Tmava.

Çmimi për Grafikë: Lirizon Dërmaku.

Janë ndarë edhe Çmimet për më të mirët në artin dramatik “Talia e Flakës”, ku u dhanë këto çmime:

Ҫmimi- Shfaqja më e mirë: „13“ nga Teatri „Adriana” – Ferizaj

Ҫmimi- Regjia më e mirë: Sulejman Rushiti – „13“ nga Teatri „Adriana” – Ferizaj

Ҫmimi- Teksti më i mirë: Doruntina Basha – Shfaqja “Stiffler”.

Ҫmimi- Aktori më i mirë: Kushtrim Qerimi.

Ҫmimi- Aktorja më e mirë: Rebeka Qena.

Ҫmimi- Skenografia më e mirë: Bekim Korça

U dha edhe çmimi për dramën origjinale, nga organizata “Varg e Vi“, ku kishin aplikuar 25 autorë. Çmimin e mori Tobias Xhaxhiu me dramën “Dy fytyrat e Janusit“.

Çmimet në enigmatikë i fituan:

Ҫmimi për Fjalëkryqsajues:

-Vendi 1: Mensur Mahmuti.

vendi 2: Skender Tullumi.

vendi 3: Rexhep Hasani.

Ҫmimi për Ndërrimor

Anagram

Vendi 1: Azem Çerkini

Vendi 2: Mensur Mamuti.

Vendi 3: Sadri Husmani.

Mirënjohje për karrierë në lëmin e enigmatikës morën: Xhelal Selmani, Shemsedin Kryeziu dhe Dr. Zijadin Hasani.

Për shtyllën ‘’Yjet e Flakës’’ apo Festivalin e Muzikës për Fëmijë morën:

Ҫmimi i Parë: Alea Dvorani.

Ҫmimi i Dytë: Sara Limani.

Ҫmimi i Tretë: Luna Salihu

Ҫmimi i Publikut: Era Sopjani.

Solistja më e mirë: Enuare Shabani.

Në shtyllën “Fest Flaka” post mortem u nderua Prof. Isa Jakupi, i cili ndërroi jetë muaj më parë dhe tërë jetën ia kushtoi muzikës. Çmim mori edhe Sinan Vllasaliu, nderi i ‘’Fest Flaka 2025’’, Arsim Mustafa – violinist, për kontributin e dhënë ndër vite. Gjithashtu është nderuar edhe Burhan Azizi, harmonikë, gjithashtu për kontribut.

U nderua edhe Artan Jerliu, dirigjent I Korit të Fëmijëve, pastaj Gent Hoxha, Qendra Kulturore Artistike ‘’ANAMORAVA’’ dhe Vixhilent Kurti, të gjithë për kontributin e dhënë në „Fest Flaka“.

Në shtyllën ‘’Pena e Flakës’’

Ҫmimi ‘’Pena e Flakës 2025’’: Afrim Demiri.

Ҫmimi ‘’Juvenis Pena 2025’’: Erdë Mehmeti.

U dhanë mirënjohje edhe për të gjithë bashkëorganizatorët e shtyllave të “Flakës”. Të gjitha këto aktivitete u organizuan nga Komuna e Gjilanit – kryetari Alban Hyseni dhe Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, që udhëhiqet nga Kushtrim Zeqiri./ KultPlus.com

Të ngjajshme