8 Mars, 2022 - 3:57 pm
Gratë dhe vajzat në të gjithë botën më ”8 Mars” përpiqen të japin mesazhe në mënyra të ndryshme për brazinë gjinore, kundër dhunës, shkollimit apo karrierës.
Instalacioni “Këpucët e kuqe” e artistes meksikane Elina është pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Këpucët simbolizojnë gratë e vrara, kurse ngjyra e kuqe, gjakun e derdhur.
Studentet e fakultetit të Shkencave sociale po marshojnë këtë 8 Mars drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar barazi gjinore.
“Tetë orë në këmbë, student dhe punëtor, a të fle gjumë, a t’shkoj në shkollë. Dua liri, të drejta unë dua, ba-ra-zi, mes burrit dhe gruas
Bukë dhe trëndafila, bukë dhe trëndafila, djem edhe vajza, së bashku protestojmë, në rrugë do të dalim të drejtat të kërkojmë, është një nga thirrjet e tyre”, janë një pjesë e thirrjeve të tyre.
Emrat e rrugëve të kryeqytetit një prej mbrëmjeve të janarit u zëvendësuan në mënyrë simbolike me emrat e 20 grave të cilat përgjatë vitit që lamë pas ishin viktima të dhunës së bashkëshortëve të tyre, nismë e ndërmarrë nga një grup aktivistësh.
Viti 2021 u mbyll me një bilanc tragjik grash të vrara, ndërsa u pasua sërish me ngjarje të tjera gjatë 2022-shit. /KultPlus.com