29 Korrik, 2020 - 10:54 am
IMAGE of KOSOVO, platforma dixhitale që ofron informacione përkatëse rreth Kosovës si për vendet turistike, ambasadorët e Kosovës, peizazhet natyrore për t’u vizituar dhe informacione të përgjithshme për jetën në Kosovë, sot ka bërë një publikim që lidhet me rastin e vrasjes së gruas nga Kamenica.
Në rrjetet sociale është bërë pothuajse virale një video ku një zonjë flet për marrëdhënien e mirë me bashkëshortin e saj. Ndonëse u konsiderua si një video qesharake dhe u shpërnda me mijëra herë, ky çift po vlerësohen për raportin e tyre të hapur dhe dashurinë që kanë për njëri tjetrin.
Pikërisht ky raport ka inspiruar të tjerët. Ndërsa IMAGE of KOSOVO kanë bërë një krahasim të këtyre dy paraleleve.
Ky është postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë,
Më mirë “shac a je qu” s’e me të vra… Më mirë “çka më ke dasht pram” s’e me nda shtratin bashkë me dikënd që të maltreton e të vranë… Shumë më mirë me qesh dikush me ty që shpreh një ndjenjë të bukur, sidoqoftë mënyra që e shprehë, se me qajt për ty që një burrë i jep të drejtë vetes me ta marrë jetën. / KultPlus.com