22 Nëntor, 2022 - 3:30 pm
Në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren është duke u mbajtur Konferenca për Rininë 2022 me moton: “Drejt një Politike Kombëtare”, e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në një mjedis përplot pozitivitet, kjo konferencë e ndarë në katër panele, ka bërë bashkë rreth 200 të rinj dhe të reja, ministra, deputetë, përfaqësues ndërkombëtarë dhe akterë të tjerë të sektorit rinor për të ndarë arritjet, sfidat dhe objektivat e Qeverisë ndaj rinisë dhe për t’i inkurajuar ata për pjesëmarrje aktive në të gjitha sferat e jetës.
Kishim nderin që në konferencë të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që iu drejtua të rinjve me një fjalë rasti.
Folës në këtë konferencë janë përfaqësues nga institucionet e vendit, të nivelit qendror dhe lokal si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me rininë. / KultPlus.com