Me moton “Liri për Ukrainën, Kosova qëndron me ju”, u zhvillua ndeshja në futsall

9 Nëntor, 2022 - 10:30 pm

Me moton: Liri për Ukrainën, Kosova qëndron me ju”, është zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës në futsall dhe asaj të Ukrainës në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024, në kuadër të Grupit 11.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku u zhvillua kjo ndeshje, Kosova ka pësuar humbje nga Ukraina me rezultat 5:2.

Kosova ka gjasa të kualifikohet tutje në rast se fiton në ndeshjen e fundit me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën.

Ndeshjen e ka përcjellur nga afër edhe zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani. / KultPlus.com

Të ngjajshme