14 Qershor, 2024 - 7:12 pm
Një listë me mbi pesë mijë artikuj arti të sekuestruara nga regjimi i Frankos janë publikuar nga qeveria spanjolle në mënyrë që ato t’u kthehen paraardhësve të pronarëve të tyre origjinal.
Gjatë Luftës Civile Spanjolle (1936 – 1939) që rezultoi në qeverinë fashiste të Francisco Frankos deri në vdekjen e tij në 1975, mijëra piktura, skulptura, bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara u sekuestruan nga forcat nacionaliste të Frankos nga kundërshtarët politikë, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.
Shumë sende humbën gjithashtu në kaosin e konfliktit ose iu dhanë si dhuratë qeverisë së Frankos nga mbështetësit e tij.
Këtë javë, 88 vjet pas fillimit të Luftës Civile, qeveria spanjolle ka përpiluar një katalog prej 5 mijë e 126 pjesësh të të gjitha këtyre objekteve, në mënyrë që ato t’u kthehen pronarëve të tyre origjinalë ose pasardhësve të tyre./KultPlus.com