23 Korrik, 2022 - 11:00 am
Klubi i futbollit “Burnley” do të jetë klubi i ri i Arijanet Muric për katër vitet e ardhshme, pas dakordimit që këta të fundit patën me Manchester Cityn, shkruan ultPlus.
Portieri i madh bëhet nënshkrimi i tetë i Vincent Kompany në afatin kalimtar të verës dhe ribashkohet me ish-shokun e tij të skuadrës në City.
Muric i lindur në Zvicër, iu bashkua Cityt në vitin 2015 nga Grasshopper, me huazime në NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II dhe Adana Demirspor gjatë kohës së tij në Etihad.
Ndërkombëtarisht, 23-vjeçari përfaqësoi Malin e Zi në nivelin U21, përpara se të kalonte në Kosovë në vitin 2018, me 27 paraqitje të larta tani në emër të tij.
Muric deklaroi se është shumë i lumtur për këtë transferim dhe mezi pret që të takojë bashkëlojtarët e ri.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, mezi pres të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës tani dhe të filloj stërvitjen.
“Unë jam 23 vjeç tani, kështu që ndjej se është koha e duhur për të vazhduar më tej dhe po pres me padurim sezonin e ri.”
Një prej videove të prezantimin të tij, mund ta shikoni më poshtë. /KultPlus.com
Popcorn at the ready 🍿 pic.twitter.com/DfAyeiXbFZ
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) July 22, 2022