Media australiane “Escape”: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës nën radar

1 Mars, 2025 - 2:30 pm

Shqipëria është xhevahiri i Ballkanit dhe një destinacion në rritje në industrinë evropiane të turizmit, shkruan Dilvin Yasa në të përditshmen australiane “Escape”.

Ndoshta, nuk e keni zbuluar ende bregdetin verbues të Shqipërisë prej 476 kilometrash që shtrihet në detet Adriatik dhe Jon – apo peizazhin e saj malor që përfshin 12 parqe kombëtare dhe gjashtë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Vizitorët do të përjetojnë pushime të paharrueshme falë ndërthurjes së parezistueshme të autenticitetit dhe përballueshmërisë së Shqipërisë.

“Turizmi në këtë vend të vogël po rritet me ritme marramendëse, duke u renditur i katërti globalisht në vitin 2023 për numrin më të madh të vizitorëve ndërkombëtare”, sipas të dhënave nga Turizmi i OKB-së.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana – me ndërthurjen e arkitekturës nga epokat osmane, fashiste dhe komuniste dhe atraksionet e çuditshme, si bunkerët bërthamorë dhe muzeu i fshehtë i mbikqyrjes – ofron pikënisjen e një turneu 11-ditor.

Se bashku me grupin tonë prej 16 vetash, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga BM-ja ne zbuluam vendin me “Explore Highlights of Albania”.

Udhëheqësi ynë i turneut, Arben Kola, fillimisht na njohu historinë, kuzhinën dhe kulturën e vendit, duke na premtuar se udhëtimi ynë deri në kufirin grek dhe kthimi përgjatë Rivierës Shqiptare në destinacionin tonë përfundimtar, Krujë, do të ishte sa argëtues aq edhe informues.

Pas një turneu në qytet drekuam në oborrin e një ferme – ku na shërbyen byrek me spinaq dhe djathë dhe raki rrushi.

Më tej, udhëtuam me teleferikun e “Dajti Ekspres” nëpër parkun kombëtar të mbushur me arinj, drerë dhe ujqër.

Ne, gjithashtu vizituam Qendrën Botërore Bektashiane – shtëpia e një sekti islamik dervish; muret e kalasë së Elbasanit dhe fshatin e qetë të Linit.

Më pas, u nisëm për në Pogradec, në brigjet e liqenit të Ohrit – liqeni më i vjetër, më i thellë dhe më i larmishëm në Evropë.

Përpara se të kalonim në Qendrën Kulturore të Korçës, ku rrugët me kalldrëm rrotulloheshin rreth pazarit të vjetër osman – ndaluam në një nga restorantet buzë detit – që tregtonin peshk të freskët koran (troftë), duke na lejuar të festonim si “mbretër”. (Gjithashtu, shpenzuam rreth 90 cent për një byrek, 1 dollar për një gotë raki dhe 4 dollarë për një pjatë me qofte).

Riviera Shqiptare, në bregun jugperëndimor të vendit, përgjatë detit Jon është një nga “Yjet” më pak të njohura të Mesdheut.

Pasi shijuam disa ditë në Gjirokastrën piktoreske, qytetin e vjetër të trashëgimisë botërore – ne udhëtuam drejt Rivierës dhe shijuam notin në blunë verbuese të plazhit të Jalës pranë Himarës; eksploruam rrënojat e lashta të Butrintit – i cili në kohë të ndryshme ka qenë një koloni greke, një qytet romak dhe një peshkopatë.

Më pas, bëmë një shëtitje rreth ujërave të pastra të Syrit të Kaltër, një burim natyror me një nuancë të fortë blu.

Riviera Shqiptare ofron më shumë se 300 ditë me diell në vit dhe plazhe magjepsëse dhe shëtitore ku mund të shijoni rrezet e diellit. Për më tepër, vendi ka çmime dukshëm më të lira.

Në fund të udhëtimit tonë, vizituam pyllin aromatik me pisha të Parkut Kombëtar të Llogorasë, eksploruam qytetin antik të Apolonisë – i themeluar në vitin 585 para Krishtit – dhe shijuam verërat e Beratit – ku shtëpitë e bardha osmane duken të grumbulluara rreth lumit Osum.

Gjithashtu, ne eksploruam gjithashtu qytete si Vlora dhe Durrësi dhe disa atraksione aty pranë.

Deri në përfundim të turneut në Krujë, ne kishim zbuluar liqenet, malet, plazhet, kështjellat dhe rrënojat antike të vendit. /KultPlus.com

Të ngjajshme