9 Korrik, 2019 - 8:55 pm
Kupa e Botës që u zhvillua në Francë e bëri SHBA-në kampionë të Botës për herë të katërt në histori, duke fituar gjysmën e kampionateve të organizuara.
Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian” ka bërë një përmbledhje rreth kampionatit të këtij viti.
Kosovare Asllanin, sulmuesen e Suedisë me prejardhje nga Kosova ata e kanë konsideruar si futbollisten më të mirë të turneut.
Asllani e cila pësoi një lëndim në gjysmëfinale nuk arriti të kaloj Holandën për tu kualifikuar në finale, por mposhti Anglinë në garën për vendin e tretë duke shënuar edhe një gol të bukur.
“Lojtarja e turneut? Kosovare Asllani. Suedezja unike me numrin nëntë në fanellë është goditur gjithkund nëpër fushat rreth e përqark Francës, duke vrapuar me zemërim dhe doku e drejtuar sulmit e Suedisë në këtë garë”, shkruhet në artikullin e The Guardian.
“Pasi u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme mes kohës kur u largua dhe u kthye në ekipin kombëtar të Suedisë, këtë verë Asllani ia ka rikujtuar botës se çfarë është e aftë të bëjë”.
Kosovare Asllani është një sulmuese tipike, por në mungesë të mesfushorëve trajneri i Suedisë e vendosi atë mbrapa sulmit duke mos i dhënë shumë mundësi të shënoj.