15 Gusht, 2019 - 10:30 pm
Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titulli “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e 350, një këngë të rrallë luftarake ilire – shkruan Aurenc Bebja, në blogun e tij Dars(Klos) Mat-Albania.
Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre, dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.
Vargjet dinamike, me shumë emocion dhe patos luftarak e atdhedashës janë befasuse për një komb si yni, që hitoria e ka përballur me luftra të njëpasnjëshme, ndjekur nga padrejtësitë varg, por pa mundur ta zhbëjnë as ta fshijnë këtë popull të lashtë, me ideale dhe virtyte të rralla.